Futboll

Drita pësoi në sekondën e fundit

Ka mjaftuar një goditje në portë në krejt ndeshjen dhe Drita ka pësuar nga lojtari i deridjeshëm i saj, Blend Baftiu, të cilit pak i ndihmoi edhe lojtari i tashëm i Dritës, Mesa, i cili e devijoi topin sa për ta futur në rrjetë.

Llapi e Drita kanë luajtur një pjesë të parë të barabartë pa gola në një ndeshje me fushë të vështirësuar nga reshjet e pandërprera të shiut. Në pjesën e parë nuk është parë ndonjë rast i mirë shënimi dhe të gjitha gjuajtjet kanë shkuar jashtë portës, si nga vendasit, ashtu edhe nga mysafirët, që e patën topin më shumë në posedim.

Rastin më të mirë e patën vendasit nëpërmjet Baftiut, që gjuajti nga largësia 18 metra, por topi shkoi mbi portë.

Në minutën e fundit, pak para mbylljes së ndeshjes, Baftiu dha një gjuajtje drejt portës, top të cilin e devijoi mesa dhe topi u fut në rrjetë për 1:0.

Drita ndeshjen e radhës do t’a luaj në mesjavë, ku përballë do ta ketë Malishevën, ndeshje kjo që është e mbetur shkaku i ndeshjeve që Drita i kishte luajtur në Evropë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like