Kalaja e Pogragjës është një kështjellë që ndodhet afër fshatit Pogragjë, 10 kilometra në jug-lindje të Gjilanit, Kosovë. Është ndërtuar mbi një kodër me pamje nga bashkimi i një përroi në Moravën e Binçës dhe daton në shek. Pozicionohet në malet e Karadakut, në lartësinë 567 metra mbi nivelin e detit, rrëzë të cilit rrjedh lumi Morava e Binçes. Kalaja ka një sipërfaqe të brendshme prej 1.2 hektarësh dhe është tipike për epokën e Justinianit (shek. VI), përkatësisht pjesë e rrjetit të fortesave të ngritura në Dardani nga fundi i antikitetit të vonë. Këtë e dëshmojnë edhe dokumentet e shkruara dhe monedhat e gjetura gjatë aktiviteteve të konservimit dhe eksplorimit të kështjellës. Monedha më e vjetër e gjetur në kështjellë daton në vitet 246–249 dhe mban portretin e Otacila Severa, gruaja e parë e Filipit.
Arian Mavriqi