Në Tetovë u mbajt Festa e Plisit të Bardhë, kurse veprimtari nga Lugina e Preshevës, Refik Hasani ka shkruar:
Sot, nga pjesëmarrja në festën e PLISI-t të bardhë, si manifestim mbarëkombëtar “DITA E KËSULËS-PLISIT PELLAZG” që u mbajt te “Ura e Gurit-Derallës” në Tetovë.
Kënaqësi e posaçshme të marr pjesë në shënimin e ditës së PLISI-t, dhe të takosh veprimtarë nga gjitha hapësirat tona shqiptare dhe jashtë tyre.
Uroj që PLISI të hyjë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
E falënderoj Shoqatën për Shkencë dhe Kulturë “Pellazgët” dhe Kryetarin prof. dr. Shefki SELAMI, për ftesën.
Ju përgëzoj për këtë aktivitet madhështor të identitetit të lashtë, si simbol uniteti mbarë shqiptar.
Ju lumtë Miku im i nderuar, Shefki Kadri Selami, dhe respekt për gjithë kontribuuesit dhe pjesëmarrësit.