SPORTI

FFK në bashkëpunim me Lidhjen Rajonale të futbollit të Gjilanit ndihmon shkollat me topa e rekuizita

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me  Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit (LRFGJ) dhe projektin “Grassroot Week”, të cilin e organizon FFK i ka dhuruar SH.M.U “Musa Zajmi” disa topa të futbollit për të senzibilizuar lojën e futbollit.

Këtë donacion e ka pranuar kryetarja e nxënësve të kësaj shkolle, Bora Devaja së bashku me prof.. Basri Dërmakun. Kryetari i Lidhjës Rajonale të Futbollit të Gjilanit Armend Misini me shumë kënaqësi këtë donacion ia ka dhuruar nxënësve të kësaj shkolle.

Kryetarja e nxënësve të kësaj shkolle Bora Devaja ka përshëndetur këtë iniciativë të FFK-së e LRFJ-së.

“Në emër të nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës sonë e përshëndesim këtë iniciativë të këtyre institucioneve të futbollit. Për shkollën tonë ky donacion është i mirëseardhur për ta sensibilizuar edhe më shumë lojën e futbollit”.

Po ashtu kryetari i LRFGJ-së,  Armend Misini për donacionet e projektit “Grassroot Ëeek” ka falënderuar FFK-në.

“Është një projekt nga ana e Federatës dhe këtë projekt me shumë sukses jemi duke e zbatuar në tërë vendin është një nismë e re e FFK që sa më shumë ta ndihmojmë lojën e futbollit nëpër shkolla që të kemi më shumë talent në të ardhmen, ne nuk do të ndalemi do të ju ndihmojmë edhe disa shkollave tjera”, tha Misini.

Siç bëhet e ditur ditë më parë janë ndihmuar disa shkolla të fshatit Llashticë, Zhegër, Lladovë e Haqjtë.

You Might Also Like