Gjilan

Hyseni: Një projekt i ri për edukimin sportiv dhe shëndetit po i vjen qytetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun, janë takuar me mësimdhënësit e edukatês fizike.
Në takim është biseduar lidhur me edukimin sportiv dhe të shëndetit në shkolla.
I pari i Gjilanit, tha se së bashku me drejtorin e DKA-së, Shpend Nuhiun, takuan mësimdhënësit e edukimit fizik të angazhuar në shkollat tona.
“Një nismë e re, një projekt i ri për edukimin sportiv dhe të shëndetit po i vjen qytetit”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like