Në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, këtë të enjte (17 tetor) me fillim në ora 20 do të jepet shfaqja ,,Fefu dhe shoqet dhe shoqet,,, autore të së cilës janë Julies Aaron dhe Maria Irene Fornes me regji të Arlinda Morina – Liki.
Në këtë shfaqje të veçantë do të paraqiten aktoret Aurita Agushi, Zhaneta Xhemajli, Qëndresa Kajtazi, Donikë Ahmeti, Vlora Dervishi, Blerta Gubetini dhe Dora Xhemajli.
,,Fefu dhe Shoqet e Saj” është një dramë e fuqishme me një perspektivë feministe, e cila vjen si produksion i Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.
Kjo shfaqje vjen si reflektim i nevojës për përmbushje dhe njohje të problemeve të grave, të përbashkëtës dhe dallimeve të tyre.
“Fefu dhe Shoqet e Saj’’ është një pasqyrë e gruas moderne, që tenton të hedhë dritë mbi errësirën që shoqëria e ka krijuar në favor të patriarkatit. Përkundër ndryshimeve, këto gra do të jenë zë i revoltës ndaj shtypjes së vazhdueshme.
Përveç kësaj, “Fefu dhe Shoqet e Saj” shpërfaq edhe vlerat e solidaritetit dhe mirëkuptimit të grave me njëra tjetrën. Ajo është një përvojë bindëse teatrale që sfidon normat konvencionale dhe fton për reflektim mbi ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore dhe rolin e gruas në shoqëri.
Bashkohuni me ne për këtë përvojë të veçantë teatrale që do t’ju bëjë të reflektoni dhe të përjetoni thellë revoltën ndaj shtypjeve patriarkale!
Ky prezantim përkrahet nga UNFPA Kosovo dhe Teatri i Qytetit të Gjilanit.