28 Nëntori na kujton krenarinë e kombit tonë, duke lidhur bashkë ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Sot, me krenari nderuam këtë ditë të madhe përmes Seancës Solemne, homazheve për dëshmorët, dhe vendosjes së gurthemelit për bustin e Hamdi Zymberit, një simbol i qytetit tonë.
Një moment i veçantë ishte edhe performanca e mrekullueshme nga fëmijët në Teatrin e Qytetit, të cilët përmes akrobacioneve dhe artit na sollën një mesazh frymëzimi dhe krenarie.
Ju ftoj që të na bashkoheni në aktivitetet e mbrëmjes, duke përmbyllur këtë ditë historike me unitet dhe krenari