Kanë përfunduar edhe përgatitjet e fundit para duelit përballë Lirisë, i vlefshëm për 1/16 e finales në Kupën e Kosovës.
Me kohën e limituar nga ballafaqimi i fundit kampional, ‘kuqebardhët’ kanë mbajtur dy seanca stërvitore para takimit të radhës në program për Kupën e Kosovës.
E mërkurja është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës dhe shorti në këtë rund të garave ka caktuar Lirinë nga Prizreni për oponent.
Duke përjashtuar futbollistin Edison Kqiku, i cili po vazhdon me procesin e rikuperimit, pjesa tjetër e grupit do të jenë të gatshëm për këtë ballafaqim.
Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë zhvillohet më 4 dhjetor në stadiumin ndihmës sintetik në Gjilan nga ora 12:00