Gjilan

Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Mehmeti

Telegram ngushëllimi
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Mehmeti, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Jakup Mehmeti.
“E nderuara familje Mehmeti,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Jakup Mehmeti.
Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë gjithmonë si njeri të mirë, si intelektual të madh e kontribues për të mirën e përgjithshme.
Ai nuk do të harrohet kurrë sidomos për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, duke nxjerr gjenerata të tëra të cilët sot janë profesionistë të fushave.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e farefisit!
Lamtumirë profesor,Jakup Mehmeti!”

You Might Also Like