Bashkë me kryetaren e gruas së Aleancës dhe kandidaten për deputete në Kuvendin e Kosoves, Zarife Asllani dhe në përkujdesjen e koleges tonë Visare Berisha, sonte në Gjilan takuam strukturat e Gruas së Alenacës në Gjilan në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gruaja në Aleancë ka rol të rëndësishëm në të gjitha nivelet e organizimit. Ajo ka bartë përgjegjësi në institucione sa herë Aleanca ka qenë në vendimmarrje ose pjesë e vendimmarrjes.
Faleminderit Gruas së Aleancës për angazhimin e vazhdueshëm dhe serioz që ndër vite e ka dhënë në interes të subjektit dhe të Kosovës. Faleminderit kryetares së Gruas për punën e palodhshme që po bënë për fuqizimin e gruas në Aleancë.
Bashkimi dhe uniteti ynë do të jetë faktor kryesor për Kosovën Fituese!