Gjilan, 15.01.2025 – Gjykata Themelore në Gjilan gjatë vitit 2024 ka treguar një përformancë të lartë të përfundimit të lëndëve, e bazuar në këtë ka efikasitet të lartë të përfundimit të lëndëve në nivel të gjykatave të Republikës së Kosovës edhe përkundër faktit se gjatë vitit 2024 ka punuar me numër më të vogël të gjyqtarëve në raport me vitet paraprake.
Në bazë të dhënave statistikore Gjykata Themelore në Gjilan gjatë vitit 2024 ka pranuar 10.327 lëndë, ndërsa ka përfunduar 10.945 lëndë, që do të thotë efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve është 106 %.
Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë ka pranuar 2.035 lëndë, ndërsa ka arritur të përfundojë 2.759 lëndë, efikastieti i zgjidhjes së lëndëve del të jetë 136 %.
Dega e Gjykatës Themelore në Viti ka pranuar 3.430 lëndë, kurse ka arritur të përfundojë 4.670 lëndë, efikasiteti është 136 %.
Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë 624 lëndë, ndërsa ka përfunduar 580 lëndë, apo 93 % efikasiteti i zgjidhjes së lëndëve.
Në bazë të këtyre të dhënave Gjykata Themelore në Gjilan së bashku me Degët Kamenicë, Viti dhe Novobërdë ka treguar rezultate të mira në të gjitha departamentet dhe divizionet përkatëse, duke arritur shkallën e efikasitetit prej 118 %.
Gjithashtu, vlen të cekët që gjykata u ka dhënë prioritet edhe lëndëve të vjetra, lëndëve të kthyera në rigjykim, lëndëve me prioritet ligjor si në lëminë civile ashtu edhe atë penale me qëllimin e vetëm që palët mos të presin me vite për të marr një vendim nga institucioni i drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe ngritjes së besimit.
Kjo ka bërë qytetarët, avokatët dhe pjestarë nga shoqëria civile të vlerësojnë pozitivisht këtë përformancë të gjykatës gatë vitit 2024.
Gjykatën Themelore në Gjilan viti 2024, e ka karakterizuar një vit me një përgjegjësi dhe llogaridhënie më të madhe si nga gjyqtarët ashtu edhe nga stafi administrativ, pasi që gjatë vitit janë inicuar disa procedura disiplinore.
Gjykata edhe gjatë vitit 2025 mbetet e përkushtuar që punojë në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.