Shkruan: Shemsi Doda
“Talia e Flakës”-2025
Nata e gjashtë
Produksion i Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren.
KREJONA
Teksti dhe Regjia Kaltrim Balaj
Luajnë: Alban Krasniqi, Edona Sopaj, Alban Morina, Alban Çela
Kosova në vitet 80-ta kaloi përmes një periudhe të vështirë dhe të rëndësishme, e cila ndihmoi në formimin e identitetit të saj kombëtar.
Megjithatë, gjatë këtyre viteve, shqiptarët e Kosovës përjetonin ndjenja të forta diskriminimi dhe përjashtimi nga sistemi politik dhe ekonomik, që krijoi tensione të mëdha sociale, duke u reflektuar në papunësi, varfëri dhe mungesë mundësish për arsim dhe shëndetësi.
Regjisori na bënë të kuptojmë se Kosova nga një vend i pazhvilluar u shndërrua në një vend të shtypur dhe të mohuar i të drejtave civile dhe politike. Kjo qoi në atë se përveç tjerash u mohuan edhe ndaluan emrat shqip .
Loja : Përmes lëvizjeve dhe veprimeve skenike me pak tekst na bartën dhe pasqyruan bukur atë kohë të trishtë. Aktorët kishin punuar me përkushtim. ishin të koordinuar dhe komunikonin mirë me njëri-tjetrin dhe publikun.
Skenografia: Një zgjidhje unike me ato “kosheret” shtëpi e shumë rekuizita që ndihmonin shfaqjen.
Kostumet: Origjinale e me detaje që qartësohen karakteret e personazheve.
Muzika: Origjinale me shumë finesa udhëheqëse e dirigjuese e shfaqjes.
Dritat dhe Efektet: Në funksion e me detaje që ndihmonin realizimin e shfaqjes.
Shfaqja e cila ishte kamertale, u duartrokit gjatë nga publiku në skenë.