Gjilan, 5 shkurt 2025 – Seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e thirrur nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nuk është mbajtur të mërkurën, pasi partitë opozitare (LDK, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me nëntë asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur seanca.
Përndryshe, seanca urgjente është ftuar nga kryetari i Gjilanit për dy pika, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.
Ndërkohë, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet pas pak minutash në sallën e vogël të bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli”.