Komunikacion

Gjoba për shkelësit në trafik

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 07 shkurt 2025

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 31.01.2025 – 06.02.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e tetëdhjetë e një (1581) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i gjashtë (6) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tetë (28) ngasës.

Parkimi i paligjshëm në trotuare jo vetëm që pengon lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por edhe i detyron ata të dalin në rrugë, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të aksidenteve. Kjo sjellje është e papranueshme dhe e sanksionueshme sipas ligjeve në fuqi.

You Might Also Like