Gjilan

Dega e LDK-së në Gjilan nesër feston 35-vjetorin e themelimit

Dega e LDK-së në Gjilan të martën, më 4 mars 2025 feston 35-vjetorin e themelimit. Ky subjekt poltik u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve për të marrë pjesë në ngjarjen që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Përlepnicë.
Në ftesë është thënë:
Të nderuar anëtarë e simpatizues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan,
Ftoheni të merrni pjesë në takimin e organizuar për nder të 35 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan.
Takimi do të mbahet në vendin ku dhe u themelua Dega e LDK-së para 35 viteve, në Shtëpinë e Kulturës “Zija Shemsiu” në Përlepnicë. Takimi fillon në ora 14:00.
Jeni të mireseardhur!

You Might Also Like