Gjilan

Dorëhiqet Herolinda Murati – Leka, drejtoreshë për Buxhet dhe Financa

Jep dorëheqje të parevokueshme drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati Leka
Ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtoreshës në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka.
“Unë, Herolinda Murati Leka, në cilësinë e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, përmes kësaj letre paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo detyrë, për arsye të shumta institucionale, etike dhe morale, të cilat ma bëjnë të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të ushtrimit të funksionit tim”, thuhet në letër dorëheqjen që Herolinda Murati Leka ia ka adresuar, kryesuesit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe kryetarit të komunës

You Might Also Like