Muzikë

Filharmonia e Kosovës me një homazh madhështor për trashëgiminë e Bach-ut

Në 340-vjetorin e lindjes së Johann Sebastian Bach-ut, Filharmonia e Kosovës sjell për herë të parë në vend veprën St Mark Passion, BWV 247 – e rekonstruuar nga Jörn Boysen.
Pikërisht nën drejtimin e tij, kjo vepër do të interpretohet më 18 prill 2025, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në një mbrëmje me një kast të veçantë solistësh: tenori danez Mathias Monrad Møller, basi holandez Wessel van der Ham, si dhe solistet nga Kosova – sopranoja Elona Sadiku dhe altoja Diellza Sylejmani.
Orkestrës së Filharmonisë do t’i bashkëngjiten edhe instrumentistë nga Holanda dhe Hungaria, për ta bërë këtë mbrëmje baroku një përjetim akoma më të veçantë.
Ky koncert shënon jo vetëm një moment të rëndësishëm në jetën muzikore të vendit, por edhe një homazh madhështor për trashëgiminë e Bach-ut.
E premte, 18 prill 2025, ora 19:30
Pallati i Rinisë dhe Sportit – Atelieja, Prishtinë
Rezervoni biletat falas këtu: https://bit.ly/42qnrrt

You Might Also Like