Gjilan

Nënkryetarja e komunës nderon me mirënjohje Hava Malokun

Mirënjohje për Hava Malokun – një grua e suksesshme dhe frymëzuese nga Gjilani, e cila po lë gjurmë në skenën ndërkombëtare!
Sot në zyrat e Komunës së Gjilanit e nderuam me mirënjohje për arritjet e saj në fushën e marketingut digjital dhe për kontributin e saj në fuqizimin e të rinjve dhe të rejave kudo në botë.
Me mbi 15 vite përvojë profesionale, Hava aktualisht është Menaxhere e Lartë e Marketingut Digjital në LinkedIn, dhe njëkohësisht folëse publike e konsulente, që përmes përmbajtjeve të saj motivuese po i ndihmon shumë njerëz të besojnë në vetvete dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.
Faleminderit, Hava, për përfaqësimin dinjitoz dhe për frymëzimin që sjell!
Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e komunës së Gjilanit.

You Might Also Like