Shkruan: Bekim Selishta
Trashëgimia e “Kreativitetit” nën UNMIK: Kush e ndërtoi themelet e shtetit të kapur?
Nga fillimi i administrimit ndërkombëtar në Kosovë pas vitit 1999, u krijua një atmosferë ku promovimi i ideve që shkonin përtej realitetit historik e kombëtar u bë normë. Nën ombrellën e UNMIK-ut, u dekoruan e u ngritën lart individë dhe grupe që promovonin një identitet të ri artificial – të ashtuquajturin “komb kosovar”. Një eksperiment i dizajnuar për të zbehur ndjenjat kombëtare shqiptare dhe për të ndërtuar një shtet “neutral” nga historia, kultura dhe aspiratat shumicës.
Në emër të bashkëjetesës me serbët – një qëllim që nuk është vetvetiu negativ – u toleruan dhe promovuan narrativat që kërkonin të harrohej e kaluara, të relativizohej dhuna dhe krimet, dhe të paraqitej populli shqiptar si problematik, i egër, i pazhvilluar. Në televizione kombëtare shfaqeshin emisione më shum per tolerim edhe se si po ju vështirësohet jeta serbëve se sa masakrat dhe terrorizmit i tyre mbi shqiptarët.
Me gjithë këtë, kjo garniturë “kreative” u trajtua si elita e re intelektuale dhe morale e vendit. Ata shpikën minoritete të reja që nuk njihen në asnjë dokument ndërkombëtar nga shtet e mdha, i dhanë hapësirë të pakufizuar narrativave të jashtme, dhe u shndërruan në përfituesit kryesorë të fondeve dhe pozitave të larta publike.
Pas përfundimit të mandatit apsolut të UNMIK-ut, këta individë nuk u larguan nga skena. Përkundrazi, e trashëguan pozitën e tyre si “të privilegjuar”, duke u integruar në institucionet vendore, në politikë, në diplomaci dhe në organizatat e shoqërisë civile. Dhe pikërisht prej tyre kemi parë vazhdimin e kapjes së shtetit, shpërfilljes së vullnetit qytetar dhe mbulimit të dështimeve me fjalë boshe si “euro-integrime”, “diversitet” dhe “modernizim”.
Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për një rivlerësim të vërtetë të asaj kohe dhe të atyre që përfituan nga ajo. Sepse pa një ballafaqim të sinqertë me të kaluarën, është e pamundur të ndërtojmë një të ardhme të drejtë dhe të denjë për të gjithë qytetarët e Kosoves, ata që ishin në mbrojtje të Shqiptarëve deri ne 1999, u paragjykuan, u përqmun me vite të tëra e mandej lindi “Kombi Kosovar”, për të dukur më modern perball perverse nga Serbia.