USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
INFORMATË
Ngjarje me rëndësi të veqantë në Zonën Operative të Karadakut, është ardhja e trupave amerikane të NATO-s. Populli hyrjen e Ushtarëve amerikan po e feston në mënyrë të veqantë, me këtë akt po manifeston nderë e rrespekt për tërë atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Bill Klinton.
Eskadronët serbe të vdekjes nuk ndalen e nuk kanë të sosur së ikuri nga Kosova. Edhe sot në magjistralen Ferizaj-Gjilan në drejtim të Serbisë shkuan shumë traktor, autobus dhe vetura të mbushura me plaçka e civil serb, që shoqëroheshin nga 12 tanke, 28 autoblinda dhe 58 kamion ushtarak. Gjatë kalimit nëpër fshatin Livoc i Ulët dhe Petrovë, kriminelët serb shtien mbi shtëpitë dhe banorët shqiptar, por për fat pasoja nuk pati.
Poashtu sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë defiluan 35 autobus të zbrazur të Nish-ekspresit, me gjasë për të tërhequr plaçkën dhe ushtarët e policët e turpëruar.
Forcat franceze sot bënë çmontimin e një raketeje që kishte rënë në oborrin e shkollës ‘’Skenderbeu’’ në Gjilan, gjatë kohës së bombardimeve.
Forcat tona çlirimtare po përcjellin me kujdes tërheqjen e trupave ushtarake dhe civilëve serb, duke iu përmbajtur urdhëresës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të kosovës, për vetëpërmbajtje.
I bëjmë thirrje popullit që të mos hyjnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut të madh nga terenet e minuara, pa u konsulltuar me njësitet më të afërta të Ushtrisë sonë Çlirimtare.
Shërbimi për Informim Publik
Zona Operative e Karadakut
Sokol GASHI,
15.06.1999



