Klubi i Xhudos “Gjilani” do të merr pjesë në Turneun Ndërkombëtar në qytetin shqiptar në Strugë të Maqedonisë së Veriut.
Siç kanë theksuar Ibraim Hasani Drin Rexhepi dhe Esat Selimi, trajnerë të klubit, ekipi ka udhëtuar në Strugë në këtë turne prestigjioz e në të cilin do të garojnë xhudistë nga mbi 20 shtete.
Ata theksojnë se janë krenarë për përfaqësimin dhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm të xhudistëve të cilët i udhëheqin dhe të cilët po punojnë me disiplinë, përkushtim e pasion në mënyrë që të japin më të mirën nga vetja. Ata nuk kanë lënë pa falënderuar prindërit e trajnerët, por edhe të gjithë ata që po i mbështesin në punë n dhe sukseset e brezave të rinj në sport. /kryelajmi.com/.