Klubi i karatesë “Drita” me datë 22.12.2017 mbajti manifestimin në të cilin shpalosi të arriturat në karate gjatë vitit 2017. Në manifestimin e organizuar nga kryesia e kubit të karatesë “Drita”, trajnerët, prindërit dhe nxënësit u kremtuan të arriturat gjatë vitit 2017. Në këtë manifestim të ftuar ishin FKK-ja, sponsorët, zyrtarë komunal, trajnerë të klubeve, karateistë, punëtor sportiv si dhe dashamirë të sportit të karatesë. Me rastin e hapjes së manifestimit të pranishmit i përshëndeti kryetari i klubit të karatesë “Drita” Arsim Ibrahimi i cili prezantoi edhe të sukseset e karateistëve të klubit të karatesë “Drita” ku 12 karateistët garues në këtë vit kanë fituar gjithësejt 103 medalje ku prej tyre 54 janë të arta, 23 të argjendta dhe 26 të bronzta. I njëjti në vazhdim përshëndeti pjesëmarrësit e këtij manifestimi z. Sadik Limonin, njërin ndër themeluesit e karatesë gjilanase, Ramë Biçkaj njërin ndër ish kryetarët e KK “Drita”, sekretarin e Federatës së Karatesë së Kosovës z. Nazmi Gashin, selektorin e Kosovës për grupëmosha të reja z. Ylber Syla, përfaqësuesit e sponsorëve “RC Cola”, “Dea”, a.s. “Endriti”, a.s. “Andi”, furra “Burimi”, trajnerët e klubit “Drita” dhe trajnerët të klubeve tjera gjilanase, prindërit, karateistët e të gjithë të pranishmit. Kryetari falënderoi të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në zhvillimin dhe afirmimin e sportit të karatesë, falënderoi për punë e palodhshme kryetrajnerin Blerim Hajdari, trajnerët Hazir Mustafa, Elhami Shabanin dhe Albiona Asllani, komunën e në veçanti falënderoi sponsorin “RC Cola” e cila me vite ka sponzoruar klubin në mënyra të ndryshme. Të pranishmit po ashtu i përshëndetën edhe Sadik Limoni, sekretari i FKK–ës Nazmi Gashi, selektori Ylber Syla, në emër të komunës Malazog Hoxha, ish kryetari Ramë Biçkaj ndërsa në emër të trajnerëve të KK “Drita” të pranishmit i përshëndeti trajneri Hazir Mustafa. Për të arriturat dhe për bashkëpunimin dhe afrimin në sportin e karatesë KK “Drita” ndau mirënjohje për karateistë, sponsorët, FFK-ën, Komunën e Gjilanit, punëtorët sportiv dhe për trajnerët ndërsa sponzori “RC COLA” për kontributin e dhënë dhe për sponzorimin e 3 karateistëve e cila ju mundësoi pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik shpërblehet edhe me një pllakatë. Me këtë rast për grup moshat e reja nga 7 deri në 13 vjeç më i miri shpallet Erit Bajrami me gjithësej 22 medalje ku 17 prej tyre të arta, karateistja më e mirë Vesa Ibrahimi me gjithësej 17 medalje ku 10 prej tyre të arta ndërsa karateisti më i mirë shpallet Benjamin Shabani me gjithësejt 13 medalje ku 10 prej tyre të arta e njëherit i njëjti ishte i bronztë me ekiporen e reprezentacionit të Kosovës në Kampionatin Ballkanik. Ndërsa më të dalluarit shpërblehen me mirënjohje si më simpatiku, befasia vitit, më i/e rregullt/a, më i/e disiplinuar/a, etj.. Me këtë rast është organizuar edhe një koktej modest pijet janë siguruar nga kompania “RC Cola” ndërsa ushqimi është siguruar nga sponsorët dhe nga prindërit. Më të dalluarit po i paraqesim në vazhdim: 1. Benjamin Shabani – karateisti më i mirë i K.K. “Drita” për vitin 2017 2. Vesa Ibrahimi – karateistja më e mirë e K.K. “Drita” për vitin 2017 3. Erit Bajrami – karateisti më i mirë për grup moshat e reja 7-13 vjeç i KK “Drita” 2017 4. Andi Aliji – befasia e vitit të K.K. “Drita” për vitin 2017 5. Shpresim Shabani – juniori më i mirë e K.K. “Drita” për vitin 2017 6. Ariana Asllani – karateistja më e disiplinuar e K.K. “Drita” për vitin 2017 7. Atlantik Ukshini – karateisti më i disiplinuar i K.K. “Drita” për vitin 2017 8. Medina Salihu – karateistja më e rregullt e K.K. “Drita” për vitin 2017 9. Nart Klaiqi – karateisti më i rregullt i K.K. “Drita” për vitin 2017 10. Gent Aron Ibrahimi – karateisti më simpatik i KK “Drita” për vitin 2017.