I nderuar që isha pjesë e seancës solemne të K.Gjilanit, ku kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq, u dekorua “Qytetar nderi” i komunës së Gjilanit.
Si e memorizova Stipe Mesiqin. Gjatë kohës kur isha në burgun famëkeq të Leskovcit (1981-1986), kohën kur armiqtë e popullit shqiptar, kolaboracionistët e të shiturit nuk linin gjë pa bërë e pa thënë kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, në një moment politikani nga Kroacia, Stipe Mesiq e kritikoi Sinan Hasanin e cili e fyu udhëheqësin e RP të Shqipërisë, Enver Hoxha. Mesiq iu kundërvy Sinan Hasanit duke i thënë: :”të vegjël jemi unë dhe ti që të fyejmë udhëheqësin dhe kryekomandantin e LNÇ, Enver Hoxha, i cili nga të tjerët është akoma gjallë dhe është vlerë”. Kjo më bëri që emrin e Stipe Mesiqit ta memorizoj në kokën dhe mendjen time si një përkrahës i madh i shqiptarëve në luftën e tyre për liri dhe pavarësi.
Po pse në këtë foto edhe Ismet Sylejmani.
Me Ismeti u njohëm pas daljes sime nga burgu, u njohëm në barakat e studentëve në Prishtinë. Vazhduam bashkë rrugëtimin ilegal deri në formimin, shtrirjen dhe konsolidimin e UÇK-së. Dhe përsëri i thash Ismetit:” Ismet, më ke borgj sqarimin se kush është Sokol Gashi”!
Respekt të pafund për dy këto figura.
Shaqir Shaqiri,
Gjilan, 06.06.2025.