Gjilan

Haziri: Republika, mbi te gjitha!

Lutfi Haziri
Sot, në ditën e kapitullimit të forcave të Jugosllavisë së tretë, si rrjedhojë çlirimi i Kosovës, duhet të mendoni përtej vetës, përtej partisë e për Republikën!
Sot duhet të reflektojmë më shumë se kurrë. Koha e fundit që parlamentarizmi i Kosovës të mos lejojë ngulfatjen e shtetit nga një parti apo edhe nga një lider. Me dialog aktiv, politik e parlamentar, duhet të përballohet agjenda politike në interesin e qyetarëve të Republikës.
Regjioni i Ballkanit Perëndimor po ecën para e bota po ndryshon çdo ditë, ndërkaq Kosova në marrëdhënie të kushtëzuara me perëndimin, që i bie në marrëdhënie të kushtëzuara me aspiratën e saj.Kemi ardhur në pozitë që t’i gëzohemi largimit gradual të kushtëzimeve politike e financiare të BE-së.
Në anën tjetër, sektorin privat e kanë kapur për fyti, me politika të rritjes së energjisë elektrike dhe tatimit të pronës.
Mendoni përtej vetes, përtej partisë e për Republikën. Sot është dita e reflektimit sepse 26 vite më parë, Kosova e fitoi luftën me ndihmën e miqve të saj, për ta përkufizuar më së miri thënien lapidare të presidentit Rugova se “shtëpia nuk mbahet pa miq”.
Propozimi ynë për Qeverinë e Unitetit është zgjidhja më e mirë kalimtare për të gjithë.
Republika, mbi te gjitha!

You Might Also Like