Komunikacion

Identifikimi i kundërvajtjeve përmes pajisjeve inteligjente policore

Gjilan, 16 qershor 2025

Njësitë policore të komunikacionit rrugor të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan të angazhuara në kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor, gjatë vikendit që lamë pas vetëm përmes përdorim të pajisjeve inteligjente policore për evidentimin e shkeljeve në komunikacion, kanë identifikuar gjashtëmbëdhjetë (16) kundërvajtës, ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba përkatëse si:

· Ngasje të automjetit me regjistrim të skaduar;

· Mos vendosje të rripit të sigurisë gjatë ngasjes;

· Përdorim i telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit;

· Parkim i parregullt i automjetit;

· Si dhe shkelje të tjera në kundërshtim me Ligjin për Rregullat në Trafikun Rrugor.

Të gjitha gjobat të shqiptuara do t’i dërgohen përmes Postës së Kosovë pronarëve të automjeteve, konform procedurave ligjore në fuqi.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.

You Might Also Like