Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 13.06.2025 – 19.06.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër (1554) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
-
-
-
-
· Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
-
· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
-
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për katërmbëdhjetë (14) ngasës
-
· Shqiptuar dhjetë (10) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni shtatë (7) motoçikleta.
-
-
-
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve për sigurinë në komunikacionin rrugor, u bën thirrje të gjithë qytetarëve, e në veçanti përdoruesve të trotinetëve elektrikë, që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të tyre në hapësira publike.
-
· Përdorni helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit të trotinetit;
-
· Respektoni shenjat dhe rregullat e komunikacionit;
-
· Mos drejtoni trotinet nëpër trotuare të ngushta ku mund të rrezikohen këmbësorët;
-
· Drejtoni trotinetin vetëm në shpejtësi të lejuar dhe nën kontroll të plotë;
-
· Ndalohet përdorimi i trotinetëve nga më shumë se një person në të njëjtën kohë;
-
· Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit dhe shmangni çdo veprim që shpërqendron vëmendjen;
-
· Në kohë nate, përdorni ndriçim dhe reflektues për të qenë të dukshëm për pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Drejtuesit e trotinetëve janë pjesëmarrës të barabartë në trafik dhe obligohen të zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi konform Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.