Misim IBRAHIMI, ka lindur në Zarbicë, Komuan e Bujanocit, më 10.05.1910.Ishte një burrë i guximshëm dhe i shkathët, me trimëri të rrallë në shumë aksione së bashku me bashkëvendasit e tij dhe Sylë Zarbicën deri në momentin e rënies së tij heroike në Stanishor të Gjilanit.
Luftëtari nga forcat vullnetar, ishte në ruajtje të kufirit nga Guri i Zi,e deri në Majën e Sitilisë në Novosellë,ishte pjesëmarrës i dalluar në aksionin lufatarak në luftën në mbrojtje të kufirit në pjesën prej Kitkës (Liteshit) në fushën e quajtur Krivernica afër Gradishtës-që ishte në mesë të dy Karaolleve të Perandorisë Osmane dhe kufirit Serb në mesë të Karaollit në Llazarin e Madhë dhe Kolisht të Epërme dhe,në aksionin ditën e bajramit të vitit 1944, kur ishte sulmuar Zarbica nga një Njësit serbo-partizano-çetnik për të kryer edhe një masakër në popullësin e asaj ane.
Dëshmori Misim IBRAHIMI, ishte luftëtarë fisnik me forcat vullnetare nën komandën e Molla Idriz Gjilanit dhe bashkëluftëtarëve të tij të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbica etj. Ishte pjesëmarrës e kontribues në Kuvendin e mbajtur në Suharrnë, më 17 nëntor 1944,dhe në Kuvendin e Zarbicës, mbajtur më 17 dhjetor 1944, para shtëpisë së Dulahit të Hajrullahut.
Luftëtari i dalluar e pjesëmarrës në shumë aksione dhe beteja që ra heroikisht për të mos vdekur kurrë, për çlirimin e Gjilanit,ishte bashkëluftëtarë i Miftarit të Azemit(Zarbica), Adem Ibrahimi (Sopi),Lim Vela, Pajazit Neziri, Hoxhë Ajet Shaqiri, të gjithë nga Liteshi i Zarbicës, etj. Ai ka rënë heroikisht më 23.12.1944, në fshatin Stanishor në hyrje të qytetit të Gjilanit në përpjekje për çlirimin e Gjilanit.
Gjatë takimit nipërit shprehën se jan dhe ndihen me mburrje duke ruajtur kontributin dhe angazhimin më sublime duke u përkujtuar kujtimet dhe mbi sakrificën, kan ruajtur e do të vazhdojn të kultivojn dashurinë për atdheun, dhe jan rrënjët e forta dhe shumë krenar për historinë e tij, se vazhdojn të ruajnë gjallë kujtimin e tij dhe mundohen ti përcjellim në brezat që do të vijnë.
Takimi i tre nipave të Dëshmorit Misim Ibrahimi, dhe nipi i Miftarit, ishte takim i veqantë, pasi Miftari veprimtar e humanist i Malësisë së Bujanocit, dhe Misimi tani më Dëshmor i Kombit, përveqë që ishin afër me shtëpi njëri me tjetrin, ishin bashkëmoshatarë e miqë të ngusht, që i bashkonte gjithçka, sepse ishin bashkëluftëtarë të një fryme e kauze Kombëtare që luftuan bashkarisht në mbrojtën të kufirit nga Guri i Zi-Kitkës-në mesë të Karaollit të Llazarit të Madhë-Kolisht të Epërme dhe Majën e Sitilisë në Novosellë e Epërme(Feraj).
Përmesë këtij shkrimi, mbesim me shpresë se në të ardhmen e afërt jo vetëm të ndriçohet e pasqyrohet vepra, dhe veprimtaria luftarake e dëshmorit për çlirimin e Gjilanit. Edhe eshtrat e dëshmorit Misim Ibrahimi, nga Zarbica, që luftoi për çlirimin e Gjilanit, do të duhej të prehen në mesin e bashkëluftëtarëve, konkretisht në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan. Pa ashtu një Bust, e Shtatore do të duhej vendosur dhe të emërtohet rrugë e Sheshe gjithëandej Kosovës, të mendohet edhe mbajtja e ndonjë Akademie përkujtimore, dhe gjithë titujt dhe epitetet e një dëshmori që i takojn.
Tani Dëshmori Misim IBRAHIMI, nuk i përket familjes, vetëm Zarbicës, Bujanocit e Gjilanit, por është Dëshmor i Kombit që luftoi për Liri e Çlirim Kombëtar, prandaj edhe ashtu do të duhej trajtuar.
Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit Misim IBRAHIMI, që kontriboi dhe sakrifikoi edhe jetën për Liri, Çlirim e bashkim Kombëtar.
Falenderoj bacin Selami, bacin Misim e Nexhatin, për kohën që ndam bashëkarisht dhe ishte ndjenjë e posaqme pasi ishte një kohë e gjatë që nuk ishim takuar.
*Shenimet jan afruar nga 3 nipat e dëshmorit Misim IBRAHIMI, nga Liteshi-Zarbicë, kurse publikimi i të dhënave,
-Pamja e varrit të dëshmori Misim IBRAHIMI, në Stanishor të Gjilanit, dhe pamja
-Nga takimi i përbashkët i autorit të shkrimit me 3 nipat e dëshmorit Misim IBRAHIMI, realizohet nga miratimi plotësisht i 3 nipave nga takimi mbajtur në Gjilan, kohë më parë.
**Publikimi i shenimeve kushtuar dëshmorit Misim IBRAHIMI, nga Zarbica, është realizuar bazuar edhe nga Libri ’’Sylë Zarbica Luftëtar i Shqipërisë Etnike’’, në faqen 220 dhe faqen 221, botim i vitit 2023, nga Lidhja e Historianëve të Kosovës, ’’ALI HADRI’’,Gjilan.
***I pari nga ana e majt është Selamija, i dyti Misimi këta dy jan djemët e Brahimit, kurse Nexhati është djali i Hasanit, (të tretë jan nipat e dëshmorit Misim IBRAHIMI, nga Zarbica, që ra herokisht në Çlirimin e Gjilanit) i katërti është Refiku autori i shkrimit me djalin Blendin.
Autor i këtij shkrimi është Refik Hasani.
21 qershor 2025