Postim i kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti
Me keqardhje të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Vitisë, z. Nexhmedin Arifi.
Në këto çaste dhimbjeje dhe pikëllimi, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arifi, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët e Vitisë që patën nderin ta njohin dhe ta kenë pranë si udhëheqës dhe bashkëqytetar.
Z. Arifi do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj komunës së Vitisë, për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe për kontributin që dha në zhvillimin e vendit. Ai la pas një trashëgimi të respektit dhe punës së ndershme.
U prehtë në paqe, ndërsa kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e deshën dhe e vlerësuan.
Zoti e bekoftë dhe e ndriçoftë kujtimin e tij!
Me respekt
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë!