Vllaznia e Pozharanit, anëtare e re e Superligës së Kosovës në Futboll, ka qenë ndër ekipet më aktive sa i përket angazhimeve në futbollin kosovar. Klubi verdh e kuq nga Pozharani, në radhët e veta, pos kryetrajnerit Bekim Isufi, ka sjellë edhe shumë lojtarë cilësorë, kurse së fundi ka bërë prezantimin e gjashtë përforcimeve të reja, katër nga të cilët vijnë nga ekipi i Dritës së Gjilanit.
Kështu Vllaznia ka prezantuar përforcimet:
- Erdin Hashani
2. Alban Shillova
3. Alban Tusuni
4. Arber Basha
5. Fuat Karabegu dhe
6. Almedin Murati