Gjilani dhe Ballkani janë përballur në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të këtij kampionati, në Stadiumin me bari sintetik. Ndeshja nisi nëpër një shi të rrufeshëm, që përcillej me një erë të furishme.
Rastin e parë të rrezikshëm e patën mysafirët nëpërmjet Almir Kryeziut, I cili në mënyrë dinake në minutën 11nga gjuajtja e lirë tentoi të befasojë portierin Vokli Laroshi, por gardiani gjilanas e kuptoi gjuajtjen e tij dhe e ndali topin.
Pas një skeme të stërvitur të Gjilanit nga gjuajtja e lirë, Serbe në brendi rrëzoi qendërsulmuesin Aganspahiq, I cili mori përgjegjësinë që të gjuajë nga pika e bardhë dhe që nga minuta 29 Gjilani erdhi në epërsi, ngase Iliazi u hodh në anën majtë e Aganspahiq e dërgoi topin në të djathtën.
Ballkani tentoi të barazojë në minutën 32 nëpërmjet Almir Kryeziut, por Laroshi e dërgoi topin jashtë fundores. Në minutën 34, Lorik Boshnjaku tentoi nga largësia, por Iliazi priti gjuajtjen e tij. Në minutën Tolaj nga e djathta gjuajti mbi portë.
Me të nisur pjesa e dytë Gjilani ka patur mundësi të dyfishojë rezultatin, kur në minutën 48, pas shpërthimit nga e majta, Robert Rrahmani në anën e kundërt ka shërbyer Prapashticën, i cili gjuajti në këndin e kundërt, por topi u përplas për tërthorëse dhe ra në vijën e portës, pa e kaluar atë.
Ballkani ia ka dalë të barazojë në minutën 66 nëpërmjet Ismajlgecit. Në fakt, pas një harkimi të dëbuar nga mbrojtja e Gjilanit, Ismajlgeci pa rënë topi në tokë e ka qëlluar atë dhe ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës së Laroshit për rezultatin 1:1. Gjilani ka lëshuar rast tejet të volitshëm edhe në minutën 70 pas depërtimit të Bashës nga e djathta, por sërish atyre golin ua mohoi portieri Iliazi. Nga ky moment, ritmi i lojës ra dhe të dy ekipet ruheshin që të mos e humbnin ndeshjen, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. /kryelajmi.com/.