Futboll

Vitia mundi Arbërinë

Sot janë zhvilluar disa takime interesante në Ligën e Parë të Kosovës.

Grupi A dhe grupi B në Ligën e Parë të Kosovës në futboll kanë qenë të zënë me futboll sot, shkruan Sheshi.info

Takimi më interesant ishte ai mes 2 Korrikut dhe Fushë Kosovës, i cili përfundoi me rezultat 3-2.

Në anën tjetër, Vitia mori tri pikë duke befasuar Arbërinë, ndërsa me rezultat të barbartë u mbyll takimi mes Lirisë dhe Trepçës.

KF Drenasi, përkundër rasteve të shumta në ndeshjen ndaj Rahovecit, nuk arriti të shënojë dhe ballafaqimi u mbyll pa gola 0-0.

Gazeta “Sheshi” raportoi për rezultatin e secilit takim në kohë reale.

GRUPI A

LIRIA 0 – 0 TREPÇA

DRENASI 0 – 0 RAHOVECI

GRUPI B

2 KORRIKU 3 – 2 FUSHË KOSOVA

VITIA 1 – 0 ARBËRIA

You Might Also Like