Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të banimit për familjet të cilat aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale, Komuna e Gjilanit, po vazhdon mbështetjen për renovimin apo rindërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit, duke u bazuar në misionin e saj për përkujdesje dhe mbështetje të shtresave më të cenueshme të shoqërisë, bën thirrje publike për aplikim në programin e renovimit/rindërtimit të shtëpive për familjet në nevojë.
“Qëllimi i këtij programi, është të ofrojë kushte më të mira banimi për familjet të cilat aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale”, tha drejtori Hekuran Rapuca.