Gjilan

Vetëvendosje ka shënuar 20-vjetorin e qendrës në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar 20- vjetorin e themelimit të qendrës së saj në Gjilan, në një solemnitet ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, i cili njëherit është edhe kryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës.

Në këtë 20-vjetor feste, VV e Gjilanit udhëheq me komunën, me kryetar Alban Hyseni, i cili bashkë me bashkpartaikët e tij ka bërë një “selfie” e ku i pranishëm ishte edhe Albin Kurti.

LVV, qendra në Gjilan edhe në zgjedhjet lokale të tetorit do të hyjë me mëtimin për të fituar edhe njëherë këtë qytet dhe edhe kësaj radhe kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të Gjilanit është Alban Hyseni. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like