Partia Demokratike e Kosovës është duke u mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 12 tetorit në Gjilan, me kandidatin e saj Riad Rashiti, i cili pritet të jetë kryetari i ardhshëm i komunës.
Figura të larta të PDK-së Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Përparim Gruda dhe Abelard Tahiri i kanë dhënë mbështetje të plotë kandidaturës së tij, duke theksuar se qytetarët e Gjilanit meritojnë një drejtim të ri.
Sekretarja e PDK-së znj.Vlora Çitaku, u shpreh e bindur se më 12 tetor qytetarët do të zgjedhin ndryshimin:
“Riad Rashiti do të jetë kryetari i ardhshëm që do t’i sjellë Gjilanit një valë të re zhvillimi dhe besimi.”
Kandidati i PDK-së, z.Riad Rashiti, theksoi përkushtimin e tij për një qeverisje efikase, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
Fushata po zhvillohet nën moton “Na duhesh edhe ti”, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e vizionit të ri.