Gjilan

Reagon LDK e Gjilanit

Deklarimet e të parit të ekzekutivit lidhur me institucionet e reja, që ai pretendon se i ka ndërtuar, janë spekulime të pastra. Qytetarët duhet t’i shohin si të tilla dhe të mos bien pre e gënjeshtrave publike që ai, pa asnjë hezitim, po i shpërndan.
Në mesin e gjashtë çerdheve që z. Hyseni i numëron si investime të tij, ai përfshin edhe çerdhen në Arbëri dhe atë në Zhegër, të cilat janë projekte të qeverisjes së kaluar të LDK-së.
Çerdhja në Arbëri ishte lënë me mbi 90% të punimeve të përfunduara nga qeverisja jonë, ndërsa Alban Hyseni, për katër vite të plota, nuk arriti ta funksionalizojë, ndonëse kishin mbetur vetëm 10% punime. Madje, konkursi për edukatore për këtë çerdhe ishte përmbyllur para dy vitesh.
Në videon e tij, z. Hyseni llogarit si “çerdhe të re” edhe objektin në lagjen e Tregut, ku ekziston vetëm themeli, pa asnjë punim tjetër.
LDK-ja dhe kandidati ynë për kryetar, Arbër Ismajli, do t’i përfundojnë këto projekte, ashtu siç përfunduam me sukses çerdhen në lagjen e Dardanisë dhe atë në Zhegër.
Komisioni për Arsim i LDK-së vlerëson se spekulimet e Alban Hysenit, në videon e publikuar ditë më parë, dëshmojnë qartë frikën e tij nga humbja e pushtetit më 12 tetor. Nga kjo frikë, ai tashmë ka arritur deri aty sa të mos dijë as t’i numërojë saktë çerdhet.
Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan,

You Might Also Like