Gjilan

Alban Hyseni priti komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, bashkë me ambasadorin Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Igli Totozanin, drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan.

Kryetari Alban Hyseni, e falënderoi komisionerin për vizitën e parë në Komunën e Gjilanit dhe angazhimin e tij.

I pari i Gjilanit, tha se kishte pata kënaqësinë të mirëpres në takim komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp.

“Në këtë takim diskutuam mbi punën dhe angazhimin tonë si qeverisje lokale, me theks të veçantë tek bashkëpunimi dhe përfshirja e komuniteteve jo shumicë në jetën shoqërore dhe institucionale të qytetit tonë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se tema qendrore e vizitës ishte pikërisht puna me komunitetet jo shumicë, ndërsa u theksua vlerësimi pozitiv për angazhimin e Komunës së Gjilanit në këtë drejtim.

Nga ana tjetër komisioneri i lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare Christophe Kamp, theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe mirëqenies së komunitetit dhe sigurimin e qasjes në shërbime cilësore për të gjitha komunitetet.

“Qeverisja e fortë lokale siguron progres për të gjithë”, ka thënë ai.

You Might Also Like