Mbrojtësi i talentuar 24-vjeçar, Endrit Morina, ka zgjedhur këtë verë t’i bashkohet kampionëve të Dritës, pas një sezoni mbresëlënës me fanellën e Feronikelit.
Morina e nisi karrierën në Zvicër te Xamax, për të kaluar më pas te skuadra e Stéphane Henchoz, ku mori eksperiencën e parë në ekipin e parë.
Rruga e tij futbollistike më pas e solli në Kosovë, te Feronikeli, aty ku për dy sezone u shndërrua në një nga mbrojtësit më të spikatur të Superligës .
Tani, ai synon të përsërisë formën e lartë edhe me Dritën, duke dhënë kontributin e tij në objektivat madhorë të gjilanasve.
Me disiplinë, punë dhe përkushtim, Endrit Morina shihet si një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së kampionëve, ndërsa pritshmëritë për të janë të mëdha.