“Çdo ditë një hap më afër stadiumit të ri të qytetit! Pa ndal, vetëm përpara”, ka shkruar Alban Hyseni.
“Punimet në projektet e reja të qytetit veçse kanë marrë hov dhe po ecin me ritëm shumë të shpejtë.
Rrugët e reja po marrin formë dhe do të mundësojnë një infrastrukturë moderne, më të sigurt dhe më funksionale për qytetarët e Gjilanit.
Këto investime janë hapa konkretë drejt finalizimit të infrastrukturës urbane që qyteti ynë e meriton”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për vizitat në terren dhe ka shtuar se “në vazhdën e takimeve tona, vizituam lagjen Vishnje ku patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me banorët për të arriturat tona dhe për vizionin e katër viteve të ardhshme.
Mikpritja dhe mbështetja e tyre e fuqizojnë edhe më shumë rrugën tonë të përbashkët për një Gjilan më të zhvilluar e më pranë qytetarëve”.