Ditën po e përmbyllim në mesin e familjarëve dhe miqve të kandidates sonë për Asamble, Krenare Latifi Kqiku.
Krenarja, si shefe e grupit të asambleistëve gjatë këtij mandati, ka qenë një shtyllë e fortë në përballjen me sfidat e shumta gjatë këtyre katër viteve.
Më 12 tetor, ajo garon për mandatin e saj të tretë në Kuvendin Komunal, duke sjellë përvojën, vendosmërinë dhe përkushtimin që i duhen Gjilanit për të vazhduar drejt fitoreve të reja.
#vazhdojmëpërGjilanin