Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Bizneset e Gjilanit meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje nga ana e Komunës

Vizitova kompaninë private Energy Design 2002, e cila është një ndërmarrje kreative dhe prodhuese që po bënë revolucion në fushën e marketingut vizual, dizajnit dhe shtypshkrimit modern.
Është nder për qytetin tonë që posedojmë kompani të tilla që me kreativitet, profesionalizëm dhe përkushtim të palëkundur përfaqësojnë Gjilanin anë e kënd.
🙌🏼Bizneset e Gjilanit meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje nga ana e Komunës, sepse janë lënë anash dhe nuk e kanë marrë trajtimin e merituar.
Mbështetja dhe fuqizimi për këto biznese, është gurëthemel i fuqizimit të ekonomisë së qytetit tonë.
✅Gjilani përfundimisht duhet të rikthehet në qendër të zhvillimit të industrisë dhe zhvillimit të inovacionit, duke ia dhënë mbështetjen e fuqishme nga ana e institucioneve.
🤝🏽Vetëm të bashkuar në këtë rrugëtim mund ta vendosim fatin e zhvillimit të Gjilanit në një nivel shumë më të lartë.
🙏🏼Faleminderit për pritjen dhe gatishmërinë Energy Design 2002.
Ju garantojmë që do të jemi pranë jush në çdo orë e në çdo çast!

You Might Also Like