Bashkë me kandidaten për Asamblenë Komunale, znj. Drita Isufi Ahmeti, vizituam Autoservis Mufa, një biznes vendor që për vite me radhë ka ofruar shërbime cilësore për qytetarët e Gjilanit në mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave të tyre.
Autoservis Mufa është model i punës së suksesshme dhe përkushtimit profesional, ku përveç shërbimeve teknike, po krijohen edhe vende pune për të rinjtë tanë.
Zotohemi që në të ardhmen e afërt do të jemi pranë bizneseve të tilla, duke i mbështetur dhe duke u ofruar hapësira për zhvillim të tutjeshëm.
Faleminderit shumë për mikpritjen dhe do të jemi bashkë deri në garantimin e plotë të mbështetjes institucionale në funksionimin e projektit për Gjilanin e ri.

Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fatos Ramadani, me shumë kënaqësi vizituam fabrikën “ON TRADE FAB”, një histori suksesi në Gjilan që merret me prodhimin e kontinjerëve me standarde të larta dhe dizajn inovativ.
Biznese të tilla janë krah i fuqishëm i zhvillimit të qytetit tonë.


Krenar për epitetin e emrit “Made in Gjilan”.

