Me gratë dhe vajzat e fshatit Miresh sot diskutuam për rolin e tyre në vendimmarrje.
Fuqizimi i rolit të tyre do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të ardhshëm, të cilin do ta konfirmojmë së bashku më 12 tetor, me një fitore të fuqishme.

Doberçani njihet për fermerë të ndershëm dhe që jetojnë nga puna e tyre. Sot vizitova fermën e Emrah Adiler, njëri prej përfituesve të granteve bujqësore, që na mikpriti me bujari dhe na tregoi për angazhimet e përditshme.
Puna dhe përkushtimi i tij është frymëzim për të gjithë neve. Angazhimi im mbetet i qartë edhe për mandatin e ardhshëm: mbështetje dhe investim për bujqësinë e Gjilanit.
