Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Takim me njerëz fantastik

Me kënaqësi ju njoftoj për takimin e radhës me njerëz fantastik,
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, z. Fatgzon (Salih) Kqiku organizoi një tubim të veçantë me familjarë, miq e dashamirë, për të shprehur mbështetjen e fuqishme për mua si kandidat për kryetar dhe për bashkëqeverisjen e ardhshme me qytetarët.
🙌🏼Mikpritja, pjesëmarrja e madhe dhe vullneti i jashtëzakonshëm janë dëshmia më e fortë se fitorja jonë është pranë.
Ky rrugëtim po ndërtohet bashkë me njerëzit, me qytetarët, me profesionistët dhe me secilin që e do të ardhmen e këtij qyteti.
Gjilani ka nevojë për njerëz të ndershëm e profesionistë që ia kthejnë dinjitetin qytetarëve të tij.
🤝🏽Dhe këtë dinjitet e këtë shpresë do ta rikthejmë bashkë, duke e vendosur në duart e qytetarëve.
Mbështetja e dhënë nga z. Fatgzon Kqiku, me familjarë, miq e dashamirë, është dëshmi e besimit që gëzoj si kandidat në mesin e qytetarëve dhe një shtytje e fuqishme drejt fitores më 12 tetor.
🙏🏼Faleminderit, Fatgzon (Salih) Kqiku për organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme!
Faleminderit edhe të gjithë pjesëmarrësve për mbështetjen e tyre të sinqertë e të fuqishme.
✅ Ky vullnet është frymëzimi ynë i përbashkët për çdo hap që do ta bëjmë së bashku.

You Might Also Like