Sonte pata nderin të jem pjesë e tubimit madhështor në Livoç, përkrah kandidatit tonë, Xhevat Bekteshi.
Ky manifestim masiv është dëshmi e besimit dhe mbështetjes së qytetarëve për vizionin tonë të përbashkët.
Xhevati nuk është vetëm kandidat për komunën tonë, ai është kontribuues i madh kombëtar dhe institucional, një zë i fuqishëm i Livoqit dhe i Gjilanit. Përfaqësimi i tij është më i miri që ka pasur ndonjëherë kjo anë, dhe fitorja e tij më 2025 nuk ka alternativë.
Livoçi, Gjilani dhe e ardhmja jonë ecin përpara me Xhevat Bekteshin!

Sonte e përmbyllëm me bastionin tonë – Mireshin, krah për krah me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Ibish Ibishi.
Qytetarët e Mireshit, si gjithmonë, kanë qëndruar krah nesh dhe kanë pasur përfaqësimin më të mirë përmes Ibish Ibishit. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Mireshin në të gjitha legjislaturat e Kuvendit Komunal, dhe sot po synon edhe një mandat të ri.
Jemi të bindur se Mireshi do ta konfirmojë fuqishëm besimin, sepse alternativa tjetër nuk ekziston – përfaqësuesi më i mirë i tyre në Kuvendin Komunal është dhe do të mbetet Ibish Ibishi
