Takimet i vazhduam me qytetarët e Lagjes Baleci.
Bashkë me kandidatët për asamble Arianit Sadiku, Ali Arifi dhe Leonora Morina Bunjaku, patëm një bisedë të hapur me banorët e kësaj lagjeje rreth projekteve të realizuara dhe atyre që janë në proces për qytetin tonë.
Një ndër projektet madhore që po ecën me dinamikë të lartë është ndërtimi i stadiumit të qytetit, i cili do t’i japë pamje të re kësaj lagjeje dhe do të jetë një vlerë e shtuar për gjithë qytetin.
Mbështetja e qytetarëve është forca jonë për të vazhduar rrugën e punës dhe zhvillimit.
#BASHKËpërGjilanin