Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli takon veprimtarët më të hershëm të LDK-së

Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pranë me disa nga veprimtarët më të devotshëm të LDK-së, njerëz që për dekada kanë dhënë gjithçka për idealin e lirisë, demokracisë dhe ndërtimin e Republikës së Kosovës.

🙌🏼Janë ata që në kohët më të vështira e mbajtën gjallë shpresën, e mbanin gjallë LDK-në, dhe me sakrificën e tyre ngritën themelet e shtetit tonë.

Bisedat me ta janë frymëzim i jashtëzakonshëm për kujtesën se ky vend nuk u bë me fjalë të kota, por me punë, djersë, sakrificë, luftë, e besim të pathyeshëm.

Ne kemi obligim moral dhe politik që këtë trashëgimi ta vazhdojmë me përkushtim, me ndershmëri dhe me vizion të qartë për të ardhmen.

Familja jonë politike është forca e historisë sonë, është shtylla e Republikës, dhe është e ardhmja që do t’i japë vendit qeverisjen më të mirë të mundshme.

Bashkë me këta njerëz pranë, me këtë vullnet të paepur dhe me këtë frymë të jashtëzakonshme, jemi të bindur se është koha e qeverisjes së popullit, e jo e sundimit të pushtetarëve, është koha më e mirë e ndërtimit të projektit për Gjilanin e ri!

🙏🏼Faleminderit nga shpirti për mbështetjen e sinqertë dhe të palëkundur.

Ju premtoj se asnjëherë nuk do t’ju harroj, as sakrificën tuaj, e besa, as mbështetjen tuaj.

Ky është rrugëtim i përbashkët, dhe vetëm bashkë do ta përcjellim amanetin deri në fund për rikthimin e besimit të qytetarëve në udhëheqjen e Komunës së Gjilanit.

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113

You Might Also Like