


Ask Foods” në Gjilan nga vizita së bashku me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Arzie Jusufi, na la një përshtypje shumë të mirë nga mënyra si funksionon kjo kompani.
Ata punojnë me teknologji moderne dhe prodhojnë ushqime bio të cilësisë së lartë.
“Ask Foods” përveç shërbimit në tregun tonë, eksporton produktet edhe jashtë vendit, duke treguar se prodhimi vendor mund të jetë konkurrent kudo.
Do të angazhohemi fuqishëm që bizneset tona gjilanase prodhuese dhe shërbyese të mos lihen kurrë anash.
Programi ynë për Gjilanin e ri do të jetë gjithmonë mbështetje për çdo kompani serioze që investon në qytetin tonë.
Prodhimi vendor është fuqia jonë dhe kjo do të jetë prioriteti ynë kryesor edhe në mandatin tim të ardhshëm.
Faleminderit shumë për mikpritjen “Ask Foods”, do të jemi bashkë në projektet e rradhës për rindërtimin ekonomik të Gjilanit si kryeqendër e Anamoravës.

Në Livoç të Ulët bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Isa Musliji, patëm një vizitë shumë të veçantë në biznesin “GEMS-MEKANIK”, një ndërmarrje e cila me punë, njohuri dhe përkushtim të madh ka arritur të zhvillojë një gamë të gjerë veprimtarish prodhuese.
Nga prodhimi i orëve dhe stolive të çmuara, te përpunimi mekanik, formimi i metaleve dhe nxjerrja e gurëve dekorativë, ky biznes është model përkushtimi se si kreativiteti dhe puna e ndershme mund të kthehen në sukses të qëndrueshëm afatgjatë për Gjilanin tonë.
“GEMS-MEKANIK” dëshmon se zhvillimi i qytetit tonë ndërtohet mbi mjeshtërinë, inovacionin dhe vullnetin e madh për punën, duke sjellë vlera të reja ekonomike për të gjithë Gjilanin.
Në të ardhmen, do të jemi pranë bizneseve si “GEMS-MEKANIK”, sepse fuqia e projektit tonë për Gjilanin e ri qëndron te njerëzit punëtorë dhe ndërmarrës, që çdo ditë ndërtojnë me duart e tyre një të ardhme më të mirë për mirëqenien e familjes, shoqërisë dhe mbarë qytetit tonë.

Një takim me energji fantastike së bashku me kandidaten tonë Afërdita Balaj,
Kemi kaluar një pasdite të mrekullueshme me gratë dhe vajzat e Gjilanit, në një takim të organizuar nga kandidatja jonë për Asamble Komunale, prof. Afërdita Balaj.
Ishte një mundësi e artë për të dëgjuar mendimet, idetë dhe shqetësimet e tyre për qytetin tonë.
Gruaja gjilanase duhet ta ketë rëndësinë e pjesëmarrjes së saj në vendimmarrje dhe për nevojën që zëri i tyre të dëgjohet gjithmonë.
Vullneti dhe përkushtimi i secilës prej tyre tregojnë se kur bashkohemi, mund të bëjmë ndryshime të dukshme e të prekshme.
Faleminderit prof. Afërdita dhe të gjitha grave e vajzave për përkrahjen dhe kontributin tuaj.
Ju sigurojë se në qeverisjen e ardhshme do ta keni vendin e merituar. Së bashku, do ta ndërtojmë një Gjilan të ri me më shumë punë, angazhim e më shumë standarte.
Faleminderit dhe përgjithmonë mirënjohës për përkrahjen!

Kaluam një takim shumë të ngrohtë me familjen Mehmeti, familjen e kandidatit tonë për Asamble Komunale, Nazim Mehmeti apo Nazim Atalanta, siç e njeh krejt Gjilani.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen e sinqertë dhe për mbështetjen e fuqishme që po i japin Nazimit dhe ekipit tonë.
Kjo familje është model i mirëfilltë i vlerave që e mbajnë gjallë qytetin tonë me shumë dashni për punën, me respekt për njerëzit dhe besim në të ardhmen e Gjilanit të ri.
Nazimi me numrin 28 në listën tonë fituese është njeri i fjalës, i drejtësisë dhe i përkushtimit për ndërtimin e politikave publike për Gjilanin e di.
Ai e njeh çdo cep të Gjilanit dhe e di mirë çka i duhet këtij qyteti të bekuar që të ecë përpara.
Me njerëz si Nazimi dhe me një familje të mrekullueshme si e tij, ne po ndërtojmë një Gjilan të ri modern, me përplot dinjitet dhe bashkim.
Bashkë kemi me e kthye besimin e njerëzve në politikë, me punë të ndershme dhe me zemër për qytetin tonë.
Faleminderit shumë për përkrahjen familja e madhe e Nazim Atalantës.
Do të jemi përherë bashkë në çdo betejë!

Sa krenar ndjehem në këto takime të rëndësishme sikurse ai me mjekët, infermierët dhe punëtorët e shëndetësisë së Gjilanit, njerëzit që nuk e njohin as orarin, as lodhjen, por, kanë vetëm përgjegjësinë ndaj njeriut dhe shërbimin human e profesional ndaj qytetit të Gjilanit.
Këta janë njerëzit që çdo ditë mbajnë në këmbë sistemin, me duar të lodhura por me shpirt të pastër skuadre.
Ata kërkojnë më shumë respekt, më shumë dinjitet dhe më shumë kushte në një qeverisje të re që i kupton plotësisht dhe ua ndjen hallin e tyre.
Dhe këtë zotim unë bashkë me ekipin ua japim qysh nga sot se në Gjilanin e ri, mantelbardhët do të jenë nga të parët që do ta ndiejnë ndryshimin e plotë!
I falënderoj me gjithë zemër për pritjen, për fjalët e ndershme dhe për besimin që na dhanë.
Me ju përkrah, do ta kthejmë shëndetësinë në krenari të qytetit tonë, aty ku puna e ndershme, dija profesionale dhe dashnia për njeriun kanë me qenë themel i gjithçkaje.
Gjilani ka njerëz të jashtëzakonshëm, dhe mantelbardhët po i shoh si disa prej më të mirëve!
Faleminderit shumë për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe jam përgjithmonë mirënjohës për besimin e dhënë.
Shihemi në ditë të mira e në ditë të bardha për shëndetësinë e Gjilanit.

E mshelëm në Karadak

Vizitën e rradhës së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Krenar Xhaferin dhe kandidatët tanë për Asamble Komunale Muhadin Hazirin dhe Bedri Ajetin, e zhvilluam në Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani” së bashku me kryesinë e tyre, e cila është një organizatë e bashkuar rreth një qellimi të përbashkët, ku afër vetës numëron qindra anëtarë të jashtëzakonshëm të cilët luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e natyrës, mirëmbajtjen e faunës dhe jetës së egër në trevat tona.
Gjuetia dhe përgjegjësia ndaj mjedisit duhet të ecin paralelisht.
Gjahtarët e Gjilanit, me përvojën e tyre, janë model i ruajtjes së ekuilibrit natyror dhe i respektimit të ligjit në përpikmëri.
Zotohemi se në qeverisjen tonë të ardhshme, Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani” dhe shoqata të ngjashme do të kenë mbështetjen e merituar institucionale.
Sepse, bashkëpunimi me ta është i domosdoshëm për mbrojtjen e natyrës, për zhvillimin e turizmit malor e rural dhe për fuqizimin e qytetit tonë.
