Sportet me dorë

𝗞𝗩 𝗗𝗥𝗜𝗧𝗔 𝗠𝗕𝗬𝗟𝗟 𝗠𝗘 𝗞𝗥𝗘𝗡𝗔𝗥𝗜 𝗕𝗩𝗔 𝗖𝗨𝗣 𝟮𝟬𝟮𝟱 – 𝗠𝗘 𝗠𝗘𝗗𝗔𝗟𝗝𝗘 𝗧Ë 𝗕𝗥𝗢𝗡𝗭𝗧𝗔

Klubi ynë KV Drita e përfundoi me krenari të madhe garën e BVA Cup 2025, duke u renditur në vendin e tretë dhe duke siguruar medaljen e bronztë në mesin e ekipeve më të mira të rajonit.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit dhe punës së palodhshme të vajzave tona, që në çdo ndeshje dhanë maksimumin për fanellën e Dritës dhe për qytetin e Gjilanit.
Me shpirt garues, energji dhe pasion, ato treguan se Drita është sinonim i traditës, seriozitetit dhe cilësisë në volejboll.
Një falënderim i madh shkon për bashkëpunëtorët, sponsorët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë organizim të suksesshëm.
Kjo ishte herën e tretë që KV Drita organizon BVA Cup, dhe edhe këtë herë u vlerësua lart nga Federata Ballkanike dhe ekipet pjesëmarrëse për mikpritjen dhe organizimin shembullor.

You Might Also Like