Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Gjilani është zemra e LDK-së

Në prag të balotazhit në Gjilan, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një takim mobilizues në të cilin ka ftuar të gjitha strukturat me qëllim që sa më të përgatitur të hyjnë në balotazh.

Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, ka thënë se kjo është një e premte e lume, kur LDK ka nisur aktivitetin për të nisur fushatën, ngase qytetarët kanë kërkuar që të mendohen edhe një muaj.

Ai tha se tash gjithçka do të nis nga rezultati 0:0 e Arbër Ismajli është pjesë e garës për kryetar të Gjilanit, për ta nxjerrë nga gropa e thellë politik ku e ka futur udhëheqja e tashme.
Lutfi Haziri foli për të këqijat që siç tha po i ndodhin Gjilanit dhe ka kërkuar që ky qytet mos të humb një dekadë, por të votojë për Arbër Ismajlin, të cilin e cilësoi besë dhe shpresë për këtë qytet.

Jehona Lushtaku – Sadriu nga qendra, tha se presin fitoren e madhe të Arbër Ismajlit, e ky i fundit tha se Gjilani është zemra e LDK-së, qytet që meriton një zhvillim më të madh, një Gjilan që nuk ndahet, por që bashkohet, kurse i garantoi qytetarëve punë të ndershme, andaj kërkoi votën që Gjilani të bëhet qytet i punës, besës e shpresës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like