Nexhat Rexha
INTERKOMUNIKIMI I HEROIT NË PARALAJMËRIMIN HYJNOR
Jusuf Buxhoviꓽ “Mendim Drini”, Botoi “Faik Konica, Prishtinë 2023.fq. 143.
“Në kulmin e kësaj gare, kroniku kishte shënuar fjalët e një plaku drejtuar një pjesëmarrësi në garëꓽ…. njeriu qenka i çuditshëm. Kjo qenka sprovë e rëndë e jetës, por gati ia kalove. Qëndro! Parafytyro jetën tonë të vështirë dhe çdo gjë do të shkojë në rregull… Qëndro! Mos u luhat, sepse njerëzit. posa fillojnë të luhaten, falimentojnë..”
Nga këtu fillojnë shkëndijat e dritës për të zhdukur errësirën e padukshme të një bote. Në këto dukje të para, të rëndomta e të zakonshme, po në brendi më të thellë se vetë jeta e kësaj kohe, nga këto frymëmarrje në kapërcim dhembjesh vijnë edhe fjalët të radhitura të Jusuf Buxhovit,.nga njëra vepër në tjetrën
Emri i Jusuf Buxhovit tanimë ka kaluar oqeanet dhe anija e tij lundron pandalshëm nëpër valët e qeta e të trazuara të ujërave Shumëngjyrshme. e me shijet nga më të ndryshmet që kalojnë nëpër fushëbetejat e botës, Ai gjithnjë shtegtar i pandalshëm në këto lundrime. Duke i tejkaluar këto pamje e diktatesh që ka krijuar renditjet e fateve të popujve, në krijimin e rendit të ri botëror për të ekzistuar intelekti dhe racat njerëzore, pena e tij vjen e ndriçon errësimet e këtyre kohëve.
Në këtë kontestalacion ngjarjesh, vjen edhe romani ”Mendim Drini” , i Jusuf Buxhovit, në këto parashtrime ngjarjesh vijnë edhe proceset jetësore të kryeprotagonistit të romanit. Mendim Drinit. Periudha historike në të cilën zhvillohen këto trajtime, kanë rrjedhshmërinë e tyre, brenda aktualiteteve shoqërore. Fryma e këtij mijëvjeçare të kësaj treve të Dardanisë, sikur ka një fillim të egërsuar, kjo vjen me ndryshimin e pushtuesve dhe ato krijojnë mjegullnajën për të ardhmen e kryeprotagonstit dhe fatit të popullit të tij
Vetë Bujari Mendim Drini nga derë e Bardhëve kërkonte kthesa të rrjedhave të fatit për njerëzit e tij. Ato sikur marrin rrugën e zhgënjimit. edhe pse lajmëtari i dritës ,ëndërronte dhe kishte dëshirën për të konkretizuar pushtetin e dijes në meditim për pushtetin fuqisë, meditimi sikur shkonte kah humbja dhe nënshtrimi.
Mendim Drini nga derë e Bardhëve, kuvendonte për të ardhmen dhe ngjarjet i orientonte kah e mira. Mirëpo, mendimet e tija sa njerëzore, po aq edhe filozofike, të jepnin për të kuptuar se ekzistenca kërkon tejpamshëri të lëvizjeve të mëdha, sepse gjendja e një populli kërkon, që gjërat të lëvizën në suaza të realitetit kohor, kështu, ekzistenca e tij pastaj zhvillohej në mendimin e unifikuar të pikave të vendosura në zanafillën e qenies së tij.
E sotmja për të nesërmen
Fjala në interkomunikim, të bashkëveprimit, koordinon në faktorizim nga e sotmja për të nesërmen.. Fjalët testament të kryeprotagonistit, edhe pas tij, ato qëndruan në përditshmëri, sepse ai kishte ndjellur kobin, kur ia kishin vënë lakun në fyt, erdhi ajo koha e ndërrimeve të perandorive, kur zjarri dhe flaka e tij i bënte ndryshimet. Në këtë ndryshim kohësh Jusuf Buxhovi, ngjarjet i ndërthurë përmes periudhave të gjata historike, sepse ato kanë ruajtur e bartur në vete egërsitë e këtyre sundimeve, kjo përgjumësi bie mbi, zotat e Olimpit, duke ndërlidhur perënditë e mirëfillta nga koha pellazgjike.
Përkundër këtyre ndodhive e lidhjeve të gjata me mbretërit e ndryshme, autori të jep shpresën metaforike se pas dhënies së lejes së Zeusit për të ardhmen mund të vendosej mbretëria hyjnore, me qenie të gjalla tokësore dhe peng i asaj bote do të ishte Gjarpri i shtëpisë. Pra, elementet mitologjike janë pjesët mbrojtëse të Mendim Drinit, të cilat do të rikthejnë fillimin nga e zhdrejta tek arritja e një rruge që të orientonte tek e ardhmja, në përcaktimin e pambarim për të ruajtur e faktorizuar kohën e lëvizjeve të mëdha, në kohë të duhura.
Rrugëtimi i Mendim Drinit, në roman paraqitet si mesazh i të dikurshmes, për të njohur e ruajtur të kaluarën nga Konstantini i Madh, nëpër të gjitha ndërrimet e kohëve. Po shkrimet e tija që i kishte quajtur ”Shtegtime të Mbinjeriut prijës-njeri” si proces e testament shpirtëror dhe mendor rreth Perandorisë të së mirës, të gjitha këto vinin nga përmasat e jashtëzakonshme të Kështjellës së Rekës së Keqe dhe ngaꓽ “Mendim Drini i derës së Bardhëve ku ai kishte kaluar pesëmbëdhjetë vjet tre muaj e tri ditë prej nga ishte liruar nga gjendja e kafshës, tek ajo njerëzorja, me një dije të jashtëzakonshme të përmasave të profetitꓽ” Megjithatë, bota testament e Mendim Drinit, dhe epoka e tij për të ardhmen e mendimit të lirë në botën shqiptare, i mundi dredhitë e kohëve të liga. Idetë e tij jetonin në vazhdimësi tek të tjerët, edhe pse. koha e dhënies dhe ruajtjes së shkrimeve të Mendim Drinit, ndonjëherë ndëshkohej.
Kërkesat e vazhdueshme për të gjetur rrugën meꓽ” shpëtimtarin me fitimtarin dhe shpëtimtimtari me fitoren”, sikur u bë kërkesë e pandalshme, sepse Menidm Drini nga derë e Bardhëve kishte depërtuar kudo, ideja e tij për të arritur udhëtimi deri te e ardhmja e” Perandorisë së qiellit dhe mbretësirë së tokës”,shtrihej vazhdimisht te shtresat e gjera popullore. Në këto parashtrime kodifikuese Jusuf Buxhovi , ka determinuar në fjalën e shkruar, si kërkesë e vazhdueshme për të krijuar unifikimin e ruajtjes së kujtesës, që ajo ekzistonte vetëm në librin e veçantë. Këto shënime ruheshin dhe ishin shënuar në kuvertën e anijes së madhe të Aleksandrit të Madh. Të gjitha këto,.ofronin koherenecën në globin e gjerë të botës, duke prekur tempujt e Lindjes edhe në Persi, Mesopotami të Babilonisë për të kaluar përtej Detit të Kuq, kishin sinjalizime se Aleksandri i Madh, po arrite të bashkonte botën. Të gjitha këto ide vinin nga librat e shenjtë. Autori shkruan se fuqia e hyjit është ajo që ka krijuar një botën tjetër, botën e të ardhmes për të mirë e njerëzimit. Komunikimi në dialogim vjen e zgjerohet sipas meditimit nga zanafilla e këndejꓽ” Ai më tutje shtoi, se nuk ka qenë e rastit që Mendimdjalli nga derë e Bardhëve, i cili do të quhet Mendim Drini dhe prej tyre do të përvetësohet e shpallet i fisëm dhe fisnik, madje edhe profet, fillimisht të paraqitet si egërsirë, që gjoja e kishin të tillë për të shpallur qenien te tij heretike”.
Për të ndjekur se ai konsumonte ide tejpamëse sikur ishte vetë shpëtimtari, duke krijuar pamje e reflektim, ai ishte njeriu shpirtëror, sikur kishte ndërlidhje me hyjnoren. Nga këto ide, ai lartësonte Mbretërinë tokësore, dhe masat e gjëra besonin në këto herezi të “rrezikshme”, dhe duhej ngritur padi e ndjekja e tij ishte e domosdoshme. Të gjitha këto masa duhet ndërmarrë për të zhdukur ëndrrën për lirinë e tyre.. Kuptimi i të gjitha veprimeve për idetë e Mendim Drinit sa vinin e kurorëzoheshin te të gjitha shtresat e gjëra.
Në këto konfiguracione e shtrirje ngjarjesh, e kohësh Jusuf Buxhovi, ka arritur t`i shtjellojë përmes narracionit konsistent me bashkërenditjen e lidhjeve të gjata historike, dhe me ngjyrime mitike, të cilat i japin fuqinë e konsiderueshme shtjellimit të ngjarjeve. Kurse personazhet e romanit, gjithnjë krijojnë asocimin e përjetimeve me të bëmat e rrjedhave historike, për fatin e popullit të tij. Këto idejshmëri përceptojnë në portretizimin e përsëritjes e të skalitjes së mendimtarit të shquar, i cili ka krijuar ripërtëritjen e qenies kombëtare në përmasat e shtrirjeve të gjera, të cilat krijojnë ruajtjen ekzistenciale të njeriut në faktorizim të unifikueshëm për të nesërmen.
Të gjitha këto ndërtime artistike në vepër sikur komunikojnë me mendimin e Senekës në veprën ”Mbi kohën e lirë-Mbi dorën hyjnore “, kur ai flet për hyjnitë dhe pyet ꓽ”A është i pavdekshëm universi apo bën pjesë tek objektet kalimtare e të zhdukshme. Mirëpo, çfarë shërbimi bëjmë ne hyjnisë duke kredhur në këto kundrime:? Shërbimi që të mos lëmë pa dëshmitar një vepër kaq të madhe. Shpesh themi se e mira sovrane qëndron në të jetuarit sipas natyrës”.
Romani “Mendim Drini”, dhe të bëmat e tij në të gjitha prekjet imagjinatave dhe reale kanë arritur të përcaktojnë bindjen se e ardhmja e kësaj fryme ka rreshtime të pranueshme të turmës, edhe magjistarët nuk arritën të ndalonin turmën që kishte mundur edhe mundimet më të mëdha.. Të gjitha këto akte të lidhura në mes Kronistit të panjohur, mbetën të ruajtura në arkivin e memories për të cilat morën pamjen e ritualit
Romani me drejtpeshimin e mendimit të njeriut Mendim Drini nga derë e Bardhëve, është vetë bota e të ardhmes për të jetësuar perandorinë e së mirës dhe për vendosjen e saj të lirë.
Të gjitha këto ngjarje janë fenomene të dhembjeve të gjata që bartin fiksimet e pandalshme të kryepesonazhit të romanit, e të cilat i japin kuptimësinë e dukshme në hartën topografike të idealizmës për të mundur robërinë, si dhe për të krijuar shtratin e lirisë në konkretizim të proceseve të mëdha në rrjedhimet e gjata, deri në krijimin emblematik të ekzistencializmit për të mirë e vendit tonë.
Jusuf Buxhovi, jo vetëm në këtë roman po edhe në vepra të tjera, ka krijuar botëkuptimin e qëndrueshëm në largpamësi për të mundur kohët e mundjeve të mëdha, si dhe për të arritur në perspektivën bashkëkohore drejt kërkesës së gjyshit Agenori qëꓽꓽ“Mbretëria ime të quhet Euroiliri”, këtë udhëtim sa historik, sa meditativ, sa kërkues e pragmatik, autori e vë në binarë të lëvizshëm për të arritur në stacionin e dedikuar pa vonesa të mëdha.
Romani “Mendim Drini”, i Jusuf Buxhovit është roman testament për letërsinë shqiptare. Verdikti i ruajtjes se kujtesës,të ofron thellësin e mesazhit për brezat qe vijnë. Autori gjithnjë ka shkrirë rrjedhat e koheve permes kryeprotagonistit Mendim Drini, cili bart mbi kurrizin e tij mendimin dhe fatin e njeriut tonë!
Gjilan, më 01 dhjetor 2025





